Celebrities Showbiz

Probleme me shëndetin, moderatorja e njohur Wendy Williams anulon shfaqjen!

Vështirësitë shëndetësore të moderatores së famshme Wendy Williams mesa duket do ta pengojnë atë të promovojë sezonin e 13-të të “Wendy Williams Show”. Ditën e enjte u njoftua se prezantuesja 57-vjeçare e shfaqjes së njohur po merret me disa çështje shëndetësore sipas një postimi në mediat sociale.

Si rezultat ajo nuk do të jetë në gjendje të përfundojë aktivitetet e saj promovuese javën e ardhshme, por mezi po pret të kthehet në karrigen e saj ngjyrë vjollce më 20 shtator për premierën e sezonit të 13-të.

Vitet e fundit, Williams ka pushuar pak nga puna për shkak të çështjeve të shëndetit, përfshirë sëmundjen e Graves, një çrregullim i sistemit imunitar që shkakton që tiroidja të bëhet tepër aktive, diçka për të cilën ajo u diagnostikua për herë të parë në 1999.

Rikujtojmë, se në vitin 2017, Wendy-t i ranë të fikët në TV drejtpërdrejt ndërsa xhiroi episodin e shfaqjes së Halloween, i cili i atribuohej dehidratimit. Vitin tjetër, shikuesit u shqetësuan nëse ajo po pësonte një goditje në tru sepse ngatërronte fjalët e saj në shfaqje. Ajo më vonë tha se ishte rezultat i ilaçeve kundër dhimbjeve që po merrte për një frakturë të shpatullës.

Në Janar të vitit 2019, ajo mori një pushim nga shfaqja, duke përmendur komplikimet me sëmundjen e Graves, por më pas u zbulua se ajo kishte jetuar fshehurazi në një shtëpi duke u përballur me varësinë. Vitin e kaluar, shfaqja bëri një pauzë për shkak të COVID-19. Menjëherë pasi ajo rifilloi regjistrimet nga apartamenti i saj në NYC, më pas bëri edhe një tjetër pauzë, në maj 2020, duke përmendur ndërlikimet e sëmundjes së Graves.