Bota Gossip

Nipi i preferuar i Pablo Escobar beson se pasuria e xhaxhait të tij të ndjerë i takon e gjitha atij!

Trashëgimia e Pablo Escobar ka ndezur një konflikt që ka shkuar deri te kërcënimet me vrasje mes pasardhësve të tij. Mbreti famëkeq i kokainës u vra në vitin e largët 1993 në çatinë e një ndërtese në Medellin, teksa tentonte t’i arratisej forcave të ushtrisë. Ai ka lënë pas një koleksion makinash e motorësh të vjetër, por jo vetëm. “Telegraph” shkruan se Nicolás Escobar, 53-vjeç, e ka shpallur veten si nipi i preferuar i Don Pablos dhe beson se pasuria e xhaxhait të tij i takon e gjitha atij.

Megjithatë, lufta ka nisur tashmë me babain e tij Roberto Escobar, i cili ka qenë një llogaritar i kartelit të drogës. Ai ka kërcënuar se do ta vrasë djalin e tij nëse ai do të kërkojë reliket e Pablos.“Roberto ende mendon se mund të bëjë çfarë të dojë, se është në mafia, se është një bos”,-tha Nicolás.

Një ditë më thirri motra dhe më tha që të mos tentoj të hyj në shtëpinë e babait tim. Nëse hyn, më tha, dikush do të më vriste, sepse babai dha urdhër.

Prej vitesh, pasuritë e shefit të kartelit famëkeq të drogës janë ekspozuar në një muze, i cili menaxhohet nga Roberto. Një “Harley Davidson”, një avion i vogël privat, një koleksion fotosh të rralla, madje edhe një pistoletë, janë vetëm disa nga reliket e shfaqura për publikun në këtë muze.