Showbiz

Produksioni xhiron 3 funde të ndryshme për “James Bond”, askush nuk e di se si do të përfundojë

Seria më e re e agjentit 007, “No Time to Die” është një mister i vërtetë dhe këtë e ka konfirmuar vetë produksioni.

“Daily Mail” ka mësuar se fundi i filmit është xhiruar 3 herë në mënyrë që askush të mos arrijë të zbulojë ngjarjen madje as stafi dhe as aktorët nuk janë në dijeni se si do të përfundojë.

Ky vendim është marrë pasi disa persona të dyshimtë janë kapur gjatë xhirimeve të filmit duke u fshehur pas furgonave të grimit të cilët donin të zbulonin ngjarjen e “No Time to Die”.

As protagonisti Daniel Craig nuk e di se cili nga fundet e xhiruara do të përzgjidhet gjatë montimit të filmit në post-produksion. Mesa duket, deri në debutimin e tij, James Bond do të mbetet një mister për të gjithë.