Celebrities Gossip Music Pardon My French Showbiz

Projekti i ri i Gigliola Haveriku “Dy Fjalë” është një dedikim për…

Sot e ftuar në emsionin “Pardon My French” ka qenë artistja e njohur Gigliola Haveriku. Ajo ka treguar më shumë rreth projektit të saj më të ri dhe planeve që ka për të sjellë hite dhe bashkëpunime së shpejti. Në radio Gigliola zbuloi diçka më shumë edhe rreth jetës së saj private dhe gjithashtu nuk kishte si të mos mungonte edhe diskutimin rreth fenomenit Big Brother VIP.

Këto “Dy Fjalë” kujt i dedikohen?

Ishte njëri që më pëlqeu mua gjatë verës, u lidha u dashurova, nga këto gjërat e verës që të bie kokës kur ti thua që ‘Ky është nuk ka më’ por ndërkohë mbaron me verën. Thjesht ishte ideja që unë ateherë e shkrova tekstin nuk është se iu dedikova këngës, pata një frymëzim momental sidomos ajo “Hajde bëhu burrë edhe më thuaj dy fjalë”. Aty e kisha atë ekstazën…

A ka gjasa që këtë këngën ai ta dëgjojë?

Ka shumë gjasa që ta dëgjojë. Unë ia kam thënë njëherë që për ty e kam bërë dhe do ta them gjithandej. 

Jonida dhe Elona e pyetën Gigliolën se ku ndryshon ky djalë nga Amosi dhe artistja u shpreh se ai ndryshon nga profesioni, shenja e horoskopit, mosha, humori por i bardhë.

Kënga e saj ka pasur mjaft sukses deri tani, por a ka menduar Gigliola të blejë klikime?

Ku është qëllimi që të blihen? Unë nuk dua të tregoj që më ka ecur mirë kënga, unë dua që të më ecë mirë kënga. 

Gigliola është një artiste shumë e mirë e ‘live’-it dhe në radio ka treguar se:

Kam shtatë vite që jam në tregun e ‘live’-it të Tiranës dhe nuk është që ngel ndonjë javë pa punuar. Pas pandemisë ka filluar ajo vazhdimësia, nuk ka më probleme. Të mërkurë, të enjte unë jam më shumë ‘live-session’.

Ndër të tjera këngëtarja ka shtuar se:

Në fakt tek ‘The Voice’ filloi rrugëtimi im drejt botës së spektaklit, filloi të përmendej emri im jo vetëm në punë dhe në familje. Fillova dhe karrierën muzikore në “The Voice of Albania”. Nga pasion në profesion dhe kjo është shumë qejf.