Bota

Propaganda ruse mbi Ukrainë, Zuckerberg: Kemi çaktivizuar qindra faqe e profile të rreme!

Një rrjet i përhapur dezinformimi me origjinë ruse u përpoq të përdorte qindra llogari të rreme në mediat sociale dhe dhjetëra faqe interneti të lajmeve të rreme për të përhapur pikëpamjet e Kremlinit për pushtimin e Ukrainës.

Këtë e ka bërë të ditur META, kompania që zotëron Facebook dhe Instagram, duke raportuar se kishte identifikuar dhe çaktivizuar operacionin përpara se të arrinte të fitonte një audiencë të madhe.

Sipas META-s, janë mbi 1600 llogari të rreme që janë përdorur për të përhapur propagandën ruse mes përdoruesve në Gjermani, Itali, Francë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Ukrainë.

Operacioni, përfshiu mbi 60 faqe interneti të krijuara për të imituar faqe reale, duke përfshirë ato të gazetave si Guardian dhe Der Spiegel, përveç se në vend të lajmeve të raportuara nga të testuarit, faqet e rreme përmbanin lidhje me artikujt e propagandës ruse dhe dezinformimit për Ukrainën.

Sipas Facebook, kjo është përpjekja më e madhe dhe më komplekse e propagandës ruse që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt.