Showbiz

Publikoi foto të djalit të dukeshës! Meghan Markle hakmerret ndaj paparacit!

Dy agjencitë, “Splash News” dhe “Picture Agency”, së fundmi janë përballur në gjykatë me akuzat e Meghan Markle. Pretendohet se paparacët kanë shkrepur foto të vogëlushit të Meghan dhe Harry-t, Archie Harrison dhe kjo e ka shqetësuar pamasë dukën dhe dukeshën.

Kështu, ata morën masa ligjore pas shkrepjes së fotove.

Administratorët e Splash UK kanë vendosur që Splash nuk do të bëjë asnjë fotografi të Dukës dhe Dukeshës ose të djalit të tyre në të ardhmen– thuhet në një deklaratë në gjykatë, sipas “The Guardian”.

Kjo zgjidhje është një sinjal i qartë se sjellja e paligjshme, invazive dhe ndërhyrëse e paparacëve nuk do të tolerohet dhe se çifti i merr seriozisht këto çështje, ashtu siç do bëntë çdo familje- ka thënë një zëdhënës i kompanisë ligjore që Meghan dhe Harry ndjekin.

Rikujtojmë, se dukesha e Sussex-it, zbuloi disa javë më parë se gjatë verës kishte abortuar një fëmijë. Ndërkohë, së fundmi ajo është shfaqur për herë të parë në publik në edicionin special të CNN, i quajtur “CNN Heroes” për  të falenderuar gjithë heronjtë që na shpëtuan në këtë vit të vështirë të pandemisë.