Aktualitet

Qafë Kashar-Rinas hapet nesër për qarkullim!

Sot përmes një njoftimi, Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se kanë përfunduar punimet e asfaltimit në segmentin Qafë Kashar-Rinas, që hapet nesër për lëvizjen e automjeteve.

Njoftimi i Autoritetit Rrugor, ARRSH:

Më datë 31 janar ky segment do të jetë i hapur ndërsa do të vijojnë punimet për fazën e tretë duke filluar nga data 2 shkurt. Segmenti Ahmetaq-Rinas (aeroport) do të jetë i mbyllur.

Kërkojmë mirëkuptimin e bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor, si edhe respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore e udhëzimeve të Policisë Rrugore në terren.