Botë e Çuditshme

Qiraja është mbi 1,000 euro, apartamenti më i vogël në New York!

TikTok-eri i njohur Omer Labock ka ndarë me përdoruesit e rrjeteve sociale një turne në hapësirën “mikroskopike” ku qiraja mujore e të cilit është mbi 1,000 euro. “Apartamenti më i vogël në Manhattan gjendet në këtë ndërtesë, kështu që le ta kontrollojmë këtë, është e pazakontë”- dëgjohet duke thënë Labock.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Omer Labock (@realtoromer)

Më pas ai hap derën dhe tregon një dhomë të vogël të zbrazët, duke bërë të ditur se apartamenti nuk përfshin as banjo e as kuzhinë. Duke ecur në një koridor, ai kalon në tjetër apartament ku edhe zbulon banjon e përbashkët. Përdoruesit e internetit të habitur kanë ndarë mendimet e tyre duke mos e cilësuar si apartament fare, por si dhomë banimi.