Bota Sport

Rafael Nadal shpallet kampion në “Australian Open”/ Spanjolli fitoi një finale të çmendur përballë Rusit Medvedev

Rafael Nadal është kampioni i ri i “Australian Open” pas një përballje të çmendur në Melburn kundër Danil Medvedev.

Sfida nisi me një vrull të madh nga rusi i cili fitoi dy setet e para me shifrat: 2-6, 6-7. Atëherë kur të gjithë mendonin se Medvedev do të shpallej kampion dhe do të merrte kreun e renditjes në ATP, Nadal mendoi të kundërtën.

Një kthesë e çmendur erdhi nga spanjolli, i cili arriti të fitonte tre setet e mbetura me shifrat: 6-4, 6-4, 7-5. Një fitore që as vetë Nadal nuk mundi ta besonte.

Më këtë fitore, 35-vjeçari, arrin në 21 tituj Grand Slam në karrierën e tij.