Politikë

Rama: E prisja që ngjarja në Kavajë të politizohej!

Gjatë një takimi me banorët e njësisë nr.5 në Tiranë Kryeministri Edi Rama  foli për plagosjen e sekretarit të PD-së në Kavajë e ndodhur ditën e djeshme duke thënë se atij dhe PS-së iu drejtua gishti padrejtësisht nga opozita për ngjarjen se kishte qëllime politike me akuzat nga më ekstremet. Rama tha se ishte i bindur që ngjarja nuk kishte lidhje me politikën por shtoi se po ashtu priste deklaratat e akuzave më ekstreme nga Ilir Meta dhe Lulzim Basha vetëm për të tensionuar situatën elektorale dhe krijuar ndasi.

Ngjarja e Kavajës, nuk kisha pikë dyshimi se cilado të ishte e vërteta, ata të cilët flasin për ndryshimin dhe kërkojnë votën do të rendnin atje për të bërë atë që kanë bërë gjithmonë, për të drejtuar akuzën më ekstreme ndaj meje dhe ndaj nesh pa pritur as edhe 1 orë që ngjarja të kuptohej se çfarë ishte. Unë pa pritur as edhe një minutë, thash atë që duhet të thoshtë çdo person që ka seriozisht shtetin, drejtësinë dhe të vërtetën që ngjarja është e patolerueshme, autori duhet të çohet para drejtësisë dhe Lulzim Basha nuk duhet ta politizojë ngjarjen dhe Ilir Meta duhet të ndali fushatën e tij idiotekse. Basha ende nuk kishte folur dhe tha pikërisht atë që unë mendoja se do thoshte dhe jo atë që unë dëshiroja nga një kryeministër që pretendon të sjellë ndryshimin. Sot e vërteta është zbardhur, jo vetëm që nuk ka lidhje me PS-në por është militant i PD-së dhe ngjarja nuk kishte asnjë lidhje me politikën

Ndërkohë kryeministri Edi Rama tha se sapo të krijohet shumica e re pas zgjedhjeve të 25 prillit do të kalojë ligjin për fëmijët e Republikës që kanë humbur prindërit në krye të detyrës apo gjatë një shërbimi të madh që i kanë bërë të tjerëve. Rama tha se shteti do të vendoset në rolin e një prindi që nuk do i harrojnë këto fëmijë pas ceremonisë së funeralit por do kujdeset për shkollimin dhe edukimin e tyre deri sa të dalin në jetë.