Rajoni

Rama pas takimit me Abazoviç: Më 17 korrik mblidhemi në Tiranë me përfaqësues nga Brukseli!

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë me homologun e Malit të Zi, ku tha se fokusi ishte Procesi i Berlinit dhe Samitin e NATO-s. Po ashtu ra në sy vlerësimi gjthnjë e më shumë në rritje të Ramës për Abazoviçin.

Rama: Ishte kënaqësi e veçantë sepse sa herë takohem me Abazoviç, mikun tim gjithmonë e më të afër, është kënaqësi shumë e veçantë sepse është ndër të paktët që në këtë lagjen tonë në zemër të Europës që quhet Ballkan, e shikon politikën si qytetar, jo si përfaqësues i një etnie. Kjo është diçka aq sa e rrallë edhe e çmuar. Diskutuam për temat që janë arsye e vizitës sime, procesi i Berlinit dhe nga ana tjetër samiti i ardhshëm i NATO-s ku Shqipëria dhe Mali i Zi janë së bashku anëtarë të NATO. Ka qenë një ditë e shënuar për ne kur Mali i zi është bërë vend anëtar, për të cilin kemi qenë avokatë të zëshëm që në krye të herës. Historia tregoi se Mali i Zi është një anëtar i çmuar i NATO-s dhe për ne është e rëndësishme të kemi një qëndrim të përbashkët për shqetësimit në Rajon duke qenë të vetëdijshëm se falë procesit të Berlinit jemi në një fazë tjetër dhe brezat nuk do të na e falin kurrë që ne të lejonim që Rajoni të kthehej mbrapsht ku ka lënguar për shekuj të trë deri para shumë vitesh. E informova kryeministrin për procesin që po përpiqemi të bashkojmë mes përpjekjes që është në proces me komisionin europian për një plan të ri financimi për rajonin dhe proceset e Berlinit ku dua ta shfrytëzojmë samitin me një qëndrim të unifikuar, lidhur me planin dhe synimi duhet të jetë të kemi mbështetjen e plotë të kancelarit dhe Gjermanisë në këtë proces. E informova për përgatitjen e një takimi informal më 17 korrik bashkë me përfaqësues të komisionit nga Brukseli. Ky ishte takimi, sigurisht që ne jemi jo vetëm në një linjë politikisht por edhe në një horizont të përbashkët. Çdo gjë që provokon sherr dhe ushqen konflikt në rajonin tonë, për ne është problem, dhe ne nuk jemi në asnjë mënyrë të bëhemi pjesë, por të bashkojmë forcat kundër një situate sherri. Nuk kemi nevojë për heronj të ri në rajonin tonë, por për modele të reja t’i frymëzojmë të tërë sesi të jemi më eficente të stimulojmë zhvillimin.

Ndërkaq Abazoviç deklaroi:

“Sot brenda turneut të tij rajonal në Mal të Zi erdhi miku ynë i çmuar Edi Rama. Kishim një takim goxha të gjatë fillimisht vetëm e më pas me aleatët tanë. Qëllimi është që bashkë të investojmë përpjekje me qëllim të de-eskalimit të situatës në rajon. Duam që kjo të jetë një rrugë që duhet ët marrin edhe fqinjët tanë, duam të japim kontributin tonë që qëllimi të jetë tek e ardhmja jo e kaluara.Ne kemi ndarë mendime në lidhje edhe me disa çështje që do ti realizojmë. Lidhur me projektet e përbashkëta. Mendojmë se kjo është mënyra që konfirmon marrëdhëniet tona fqinjësore, kemi një atmosferë të mirë me njëri-tjetrin, kemi ekipet tona që punojnë dhe ka vetëm mbështetje. Ne nuk mbështesim asnjë lloj agresiviteti, vetëm gjëra në bazë të marrëveshjeve dhe bazave demokratike. Në kontekst e shohim edhe vizitën e Edi Ramës. Në Malin e Zi gjithmonë është i mirëpritur jo vetëm ai por çdo kryeministër që vjen në vend. Ne kemi qëllim të gjenerojmë sa më shumë paqe e stabilitet për rajonin.”- tha Abazoviç