Aktualitet Rajoni

Ramush Haradinaj në zyrën e kryeministrit Rama: Të ndihmojë në tejkalimin e sfidave për Kosovën!

Në Tiranë, kryeministri Edi Rama priti Ramush Haradinajn. Në rrjetet sociale, ish-shefi i Qeverisë së Kosovës publikoi foto nga takimi ndërsa shkroi:

Sot në Tiranë një takim vëllazëror me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Diskutuam për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria e rajoni dhe për proceset që na presin, veçanërisht për sfidat e Kosovës në çështjet që kanë të bëjnë me dialogun, sigurinë e perspektivën e integrimeve euroatlantike.

Ish-kryeministri Haradinaj bëri të ditur se kërkoi që në të gjitha nivelet e bisedave me faktorin ndërkombëtar e kombëtar, kryeministri Rama të ndihmojë në tejkalimin e sfidave që ka Kosova e t’i përshpejtojë integrimin.

I kërkova kryeministrit shqiptar, që në të gjitha nivelet e bisedave me faktorin ndërkombëtar e kombëtar të ndihmojë në tejkalimin e sfidave që i ka Kosova dhe të përshpejtojë integrimin e saj. E falënderova përzemërsisht për kujdesin e tij dhe të Shqipërisë në këtë periudhë jo të lehtë që po kalon Kosova.