Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Bota

Raporte drithëruese: Rusia po ndërton avionin e “fundit të botës”!

Mediat britanike thonë se Rusia ka nisur ndërtimin e atij që ato e quajnë “avioni i fundit të botës”, një raport ky që ushqeu frikën se konfrontimi i armëve mes fuqive më të mëdha bërthamore të botës është shumë larg fundit.

Ashtu si Washingtoni, Moska aktualisht drejton katër Posta të Komandës Ajrore, siç njihen zyrtarisht, të cilat janë të afta të mbajnë në ajër zyrtarët e lartë pas një konflikti katastrofik dhe shkatërrimit të infrastrukturës tokësore.

“The Independent” shkruan se avioni i ri do të jetë një variant i përmirësuar i avionit të pasagjerëve Ilyushin-96-400M dhe do të ndërtohet në Voronezh, në kufirin perëndimor të Rusisë me Ukrainën. Një burim ushtarak i tha Ria Novostit se dy avionë të rinj të këtij lloji do të hyjnë në shërbim “së shpejti”.

Ashtu si Ilyushin-80 i cili hyri në shërbim në fundin e viteve 80 edhe varianti i ri tepër sekret do ta ketë të përforcuar pjesën e tij qëndrore do të ketë linja speciale komunikimi por edhe mbrojtje nga rrezatimi. Por ndërkohë edhe rrezen e vet do ta ketë shumë më të madhe se paraardhësi.

Avioni me emrin e koduar ‘Zveno 3S’ përfaqëson kapitullin e fundit të një programi masiv 12-vjeçar për modernizimin e aviacionit rus i cili u la pas dore e u keq financua në dekadat post-sovjetike.