Showbiz

Renis Gjoka zbulon për herë të parë planet për dasmë

Këngëtari shumë i dashur i publikut Renis Gjoka është ndër ata personazhe të famshëm që e ruan me fanatizëm jetën e tij private.

Prej vitesh askush në media nuk ishte në dijeni që ai ishte në një lidhje dhe krejt papritur vendosi t’i tregojë botës se u bë babai i një vogëlusheje shumë të ëmbël e quajtur Aura.

I ftuar në “Shiko Kush Luan” në Top Channel, artisti u pyet nëse ka ndër mend të bëjë një dasmë dhe përgjigja e tij i ka habitur të gjithë.

Ish-trajneri i “The Voice Kids” rrëfeu për publikun se ai tashmë është martuar pasi ka kryer një ceremoni në bashki por ama planet për një dasmë nuk mbeten pas. Renis Gjoka u shpreh se vitin e ardhshëm do të kemi një të tillë.