Celebrities Gossip Showbiz

Rina Balaj na tregon një fakt qesharak që nuk e dinim për fëmijërinë e saj!

Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere u bë e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Ata prej disa vitesh bashkëjetonin së bashku dhe ishin një ndër çiftet më simpatik të showbiz-it.

Ditën e sotme Rina duket se është bërë nostalgjike pasi ka postuar në Instastory një foto të saj, kur ka qenë një vajzë e vogël dhe me këtë rast na ka treguar një fakt për fëmijërinë e saj, që askush nuk e dinte. Kur ishte vetëm një bebe mamaja e saj ishte e fiksuar që t’ja lyente asaj thonjtë e kuq.

Fakt qesharak

Mami im ishte e fiksuar për ti lyer thonjtë e mij të kuq, kur unë isha një bebe

Së fundmi Rina ka konfirmuar ndarjen nga artisti SinBoy me të cilin kishte një lidhje disavjeçare. E dihet se çdokush pas ndarjes ka nevojë për pak relaks e prej disa ditësh Rina po shijon pushimet në Tanzani e këtë na e ka treguar vetë bukuroshja me anë të postimeve në rrjete sociale.Së fundmi Rina ka shqetësuar të gjithë fansat, pasi me anë të një Instastory ka treguar se gjendja e saj shëndetësore nuk është e mirë.