Celebrities Gossip Showbiz

Rina i dedikon personit më të shtrenjtë për të fjalët më të ëmbla!

Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere u bë e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Ata prej disa vitesh bashkëjetonin së bashku dhe ishin një ndër çiftet më simpatikë të showbiz-it, por pak muaj më parë dyshja deklaruan ndarjen.

Bukuroshja vazhdimisht tregon momente nga përditshmëria e saj dhe së fundmi ka postuar një Instastory, teksa i ka uruar ditëlindjen mamasë së saj dhe krahas i ka dedikuar fjalët më të ëmbla.

Gëzuar ditëlindjen personit më të rëndësishëm në jetën time. Të dua pafundësisht! Shpresoj që një ditë t’i bëj gjithë ëndrrat e tua realitet.

Para pak kohësh bukuroshja publikoi këngën e saj më të fundit që është dedikim për ish- partnerin e saj SinBoy e me anë të këtij projekti muzikor, ajo arriti të fitojë zemra e publikut. ‘E kalume’ ka arritur të bëhet pjesë e ‘The Top List’.

Por, para se të krijonte të tilla këngë, e mbani mend ‘Rinën e vjetër’ e cila u njoh për publikun si repere? Epo, mesa duket bukuroshja ka vendosur të na e rikthejë. Pak ditë më parë ajo ka ripostuar një video me disa nga videoklipet e dikurshme dhe krahas ka bërë një paralajmërim.