Celebrities Gossip Showbiz

Rita Ora dhe Taika injorojnë ‘mikeshën’ e tyre, Tessa Thompson/ Çfarë po ndodh mes tyre?!

Këngëtarja e njohur Rita Ora dhe i dashuri i saj, regjisori Taika Waititi, duket se në festën e mbajtur pas eventit të “Met Gala”, kanë shmangur ‘mikeshën’ e tyre Tessa Thompson. Tessa ka qenë vajza tjetër me të cilin çifti ndau puthjen aq të bujshme ‘treshe’ vetëm pak kohë më parë. Regjisori i filmit “Thor”, Taika, 46 vjeç, përfundoi në kryetitujt e mediave në të gjithë botën për puthjen e tij me Ritën, 30 vjeçe dhe Tessan, 37 vjeçe, një nga yjet e filmit të tij “Thor: Love and Thunder”, në ballkonin e shtëpisë së tij më 23 maj.

Megjithatë, duket se as çifti dhe as Tessa nuk janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit edhe pse ndodheshin në të njëjtin vend. Ata u larguan nga festa menjëherë pas Tessës. Ndërkohë, ajo e kishte kaluar natën duke u shoqëruar me një çift tjetër, Channing Tatum dhe Zoe Kravitz.

Në korrik, Taika foli për puthjen e tij trepalëshe me Tessën dhe Ritën, duke e etiketuar atë si “jo diçka e madhe”. Pavarësisht se dyshja mbetën miq, treshja nuk u fotografuan së bashku në “Met Gala”.

Rikujtojmë se, Taika Waititi ka reagur për fotot që bënë xhiron e rrjetit, ku shfaqej duke puthur në buzë këngëtaren Rita Ora dhe aktoren amerikane Tessa Thompson. Taika u shpreh se nuk ka asnjë pendesë për fotot që qarkulluan aq shumë dhe se nuk e shqetësonin.