Celebrities Showbiz

Rita Ora merr përsipër këtë pozicion të rëndësishëm…

Një tjetër hap suksesi për këngëtaren e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora. Zbulohet se artistja do të jetë prezantuese e “MTV Europe Music Awards 2021”. Eventi i madh i ndarjes së çmimeve do të mbahet më 14 nëntor në Budapest.

Në këtë mbrëmje të madhe çmimesh pritet të marrin pjesë emrat më në zë të skenës evropiane dhe ndërkombëtare. Rita Ora mësohet se do të jetë prezente për të prezantuar një performancë skenike. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë këngëtarja përmes disa imazheve të publikuara në InstaStory, ku u ka njoftuar lajmin fansave të saj se do të jetë në Hungari mbrëmjen e 14 nëntorit.

E nominuar për të fituar një çmim në këtë event madhështor është edhe këngëtarja tjetër e famshme shqiptare, Dua Lipa. Kjo e fundit është kandiduar për çmimin “Artisti/ja më i/e mirë e zhanrit pop”, krahas emrave të njohur si BTS, Doja Cat, Ed Sheeran, Justin Bieber dhe Olivia Rodrigo.

Rikujtojmë se, së fundmi këngëtarja e njohur Rita Ora është rikthyer në punë për xhirimet e serialit të ardhshëm të ‘The Masked Singer’ në Mbretërinë e Bashkuar. Vetë Rita dukej më rrezatuese se kurrë më parë teksa pozoi për një sërë fotosh shumë të bukura ndërkohë që edhe shoqërohej me kolegun e saj Jonathan Ross. Bukuroshja me origjinë shqiptare postoi gjithashtu edhe një foto të Jonathan-it, I cili ishte ulur në një makinë blu vintage jashtë studios ndërsa buzëqeshte para kamerës.

Ndërkohë, është publikuar lista e këngëtarëve të rinj më të pasur në Britani dhe ai që mban vendin e parë është këngëtari i njohur Ed Sheeran. Pjesë e kësaj liste janë edhe këngëtaret me origjinë shqiptare Rita Ora dhe Dua Lipa. Dua Lipa renditet e teta në listë, me 43.5 milionë paund. Nga ana tjetër Rita është në vendin e 13-të me 26.5 milionë paund.