Celebrities Film & Tv Music

Rita Ora një ogur i mirë për “The Voice Australia”/ Konfirmohet pjesëmarrja e saj sërish vitin tjetër!

Sezoni i fundit i “The Voice Australia” ka qenë një sukses i madh për televizionin Channel Seven që e ka transmetuar deri tani, falë panelit të jurisë që përbëhet nga yjet më të mëdhenj të muzikës. Tashmë televizioni ka konfirmuar panelin e jurisë për spektaklin e talenteve “që do të mbahet vitin e ardhshëm.

Channel Seven zbuloi ditët e fundit se të katër trajnerët, Guy Sebastian, Keith Urban, Jessica Mauboy dhe Rita Ora, do të rikthehen vitin e ardhshëm sërish pasi shkaktuan rritje të madhe të shikueshmërisë të spektaklit. Pavarësisht disa supozimeve se Rita Ora nuk do të nënshkruante kontratën për një sezon të dytë, ajo konfirmoi se në fakt mezi po pret të kthehet dhe të ribashkohet me familjen e “The Voice” vitin e ardhshëm. Në një intervistë të bërë së fundmi, këngëtarja:

Unë absolutisht e dua Australinë dhe është një privilegj të jem pjesë e një shfaqjeje të tillë që të ndryshon jetën. Artistët fenomenalë këtë vit më tronditën mendjen, veçanërisht talentet e ekipit tim. Anëtarët e tjerë të jurisë janë si një familje e madhe dhe me të vërtetë pres që të kthehem së bashku me ta për të zbuluar superyllin tjetër të “The Voice”.

Kohët e fundit u përhapën thashethemet se Rita do të tërhiqej nga pozicioni i saj në shfaqje, madje flitej se ish-trajnerja Delta Goodrem do të zinte vendin e saj. Një nga trajnerët, Guy, u shpreh se sezoni i kaluar ishte një nga kohët më të mira që ka kaluar ndonjëherë në televizion, duke shtuar se ai mezi priste të kthehej vitin e ardhshëm.

Situata ishte e mrekullueshme, argëtimi ishte i vërtetë dhe përsëri ne zbuluam disa talente të mrekullueshëm australianë. Mezi pres të kthehem sezonin e ardhshëm me Keith, Rita, Jess dhe ekipin e jashtëzakonshëm të prodhuesve dhe muzikantëve për të krijuar më shumë magji.

Rikujtojmë se sipas disa burimeve nga produksioni i shfaqjes, Rita Ora-s iu ofruan deri në një milion dollarë në sezon, që është një tarifë marramendëse.