Showbiz

Robert De Niro drejt falimentimit, aktori mbetet trokë

Në një intervistë të dhënë së fundmi aktori i famshëm Robert De Niro tregoi se shumë shpejt mund të mbetet trokë.

Shkak për këtë është pandemia e Koronavirusit që ka paralizuar bizneset dhe industrinë e filmit që momentalisht e kanë lënë pa punë.

Gjithashtu ai po humbet para në gjyqin me ish-bashkëshorten e tij Caroline Krauss ku është i detyruar të ndajë pasurinë.

Kjo e fundit është ankuar pasi aktori i ka përgjysmuar shumën e parave që i dërgon çdo muaj kjo sepse ai nuk është në gjendje ta paguajë.

Në fund të këtij viti Robert De Niro mund të fitojë vetëm 7.5 milionë dollarë.