Celebrities Gossip Showbiz

Robert De Niro në një romancë të re me gruan misterioze?!

Robert De Niro u fotografua teksa u shfaq në publik me një grua misterioze me të cilën duke se ka filluar një lidhje të re. Aktori i famshëm festoi ditëlindjen e tij dhe mbushi 78 vjeç,  ndërkohë që u shfaq i kapur dorë për dore me shoqëruesen e tij teksa shijuan një ditë të bukur jashtë në bregdetin e Côte d’Azur në Francë. Robert dukej i lumtur dhe i relaksuar në shoqërinë e gruas.

Safety first: All four kept safe by wearing facemask amid the pandemic

Aktori, i cili është në një betejë të ashpër divorci me ish-gruan e tij Grace Hightower, ngjalli thashetheme në lidhje me romancën e re me shoqëruesen e tij teksa ecnin dorë për dore ndërsa po përshkruanin rrugën për tek jahti luksoz. Dalja në publik e Robertit vjen mes betejës së tij torturuese të divorcit që ai ka më me ish-gruan Grace. Ish-bashkëshortët janë në një  proces divorci që nga dhjetori i vitit 2018. Në prill një gjykatës vendosi që ish-gruaja e tij të merrte 1 milion dollarë në vit dhe se çifti do t’i ndante të ardhurat pasi të kishin shitur shtëpinë e tyre prej 20 milion dollarësh.

Ai doli nga hoteli luksoz “Hotel du Cap-Eden-Roc” dhe zgjodhi që gjatë ditës të shëtiste me një varkë i shoqëruar nga miqtë e tij. De Niro ishte i veshur në një mënyrë shumë sportive dhe të thjeshtë ndërsa shoqëruesja e tij dukej mjaft elegante me fustanin bezhë me lulet portokalli që mbante veshur. Dyshja u shfaqën të dashuruar teksa qëndronin pranë njëri-tjetrit.

 

Rikujtojmë se, aktori 76-vjeçar u dëmtua në maj të këtij viti dhe njoftoi se kishte këputur një ligament të këmbës, pas mbarimit të xhirimeve të disa skenave të filmit, gjë që i shkaktoi dhembje të jashtëzakonshme. Një përfaqësuesi i tij tha se për dëmtimin që pësoi, aktori do të trajtohej në Nju Jork.

Helping hand: Robert needed a helping hand likely due to his recent leg injury while on location of Martin Scorsese’s Killers Of The Flower Moon