Celebrities Gossip Showbiz

Ronela Hajati ka vetëm një kërkesë për këtë sezon veror!

Ronela Hajati pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision ka sjellë në treg mjaft projekte të reja muzikore, si bashkëpunime ashtu edhe këngë solo. Me anë të postimeve të saj në Instagram kemi parë se ka disa kohë që këngëtarja i është përkushtuar punës dhe karrierës.

E teksa prej pak ditësh, artistja ndodhet me pushime në New York në Amerikë dhe ka ndarë me ndjekësit disa foto, krahas ka shprehur një dëshirë paksa të çuditshme për këtë sezon veror.

Këtë verë kam nevojë të rri beqare.

Pra, deri më tani nuk ke qenë Ronela?

Pak ditë më parë, artistja ka ndarë me ndjekësit një pjesë nga teksti i këngës që pritet të publikohet dhe padyshim që do të prekë zemrat e të dashuruarve.

Efi Dhedhes mesa duket qenka e preferuara e artistëve për sa i përket pjesëmarrjes në videoklipe e duket se finalisten e ‘BBV’ do ta shohim edhe në projektin e radhës së Ronela Hajatit. Dyshimet për këtë kanë lindur nga një video e postuar nga vetë kjo e fundit, teksa tregon Efin duke u bërë gati dhe krahas ka shkruar: “Një ditë shumë e bukur”. Na mbetet të presim dhe pak për të zbuluar se çfarë i ka bashkuar dy bukuroshet.