A Live Night Celebrities Gossip Music Showbiz

Ronela Hajati: “Mendoj se në showbiz po mos të jesh me këmbë në tokë je i mbaruar…”

Ronela Hajati, një nga artistet më të dashura dhe të komentuara të momentit, ishte e ftuar ditën e sotme në episodin e tretë të “A Live Night”. Në një intervistë më se të sinqertë, Ronela ka treguar për gjithçka nga fëmijëria e saj, karriera, lidhja me familjen e shumë të tjera. Gjatë intervistës speciale, artistja ka shfaqur një forcë të brendshme të saj.

Absolutisht që do përplasesh, do vritesh, do të të thyhet zemra aq herë sa do ta lësh këtë gjë një mijë herë, por nuk duhet të heqësh dorë. Nëse arrin deri në atë pikë që ti je koshiente që vlen, nuk duhet të heqësh dorë. Fillon bëhesh e zonja vetes, ia di gabimet vetes edhe duke ia ditur gabimet vetes mund t’i rregullosh, mund t’i ndreqësh. Mendoj se në showbiz po mos të jesh me këmbë në tokë je i mbaruar…

Ronela ka zbuluar jo pak një fëmijëria e saj, teksa pranoi se nuk kishte një moment vendimtar kur ajo vendosi të bëhej këngëtare. Kjo sepse ajo ka lindur dhe është rritur me muzikën.

Po të shohësh ditëlindjen time të katërt është një kukull e stisur sepse mami më vishte fustane me xixa, por gjunjët i kisha copë. Kuptohet që unë nuk isha asnjëherë me dëshirën time goca me fustane me xixa, kam qenë fëmijë shumë i lëvizur. Por po ta shohësh atë ditëlindje unë jam gjatë gjithë kohës duke kënduar. Koncerte recital, isha aq e lumtur, mami më nxiste. Filloi kënga e Michael Jackson dhe i imitoja lëvizjet… Kam lindur me muzikë dhe nuk kisha ndonjë ditë vendimtare, thjesht nuk e mendoja jetën pa muzikë, pa të kërcyer. Jeta më ka ndjekur me muzikë.