Celebrities Gossip Showbiz

Ronela Hajati na zbulon takimin romantik ideal sipas saj!

Ronela Hajati pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision ka sjellë në treg mjaft projekte të reja muzikore, si bashkëpunime ashtu edhe këngë solo. Me anë të postimeve të saj në Instagram kemi parë se ka disa kohë që këngëtarja i është përkushtuar punës dhe karrierës.

E artistja sigurohet që të qëndrojë sa më afër ndjekësve të saj dhe me aktivitetin në rrjete sociale dhe postime shpeshherë dhe shumë ‘funny’. Megjithatë, duke lënë pas anën e saj karizmatike, një nga Instastory-t më të fundit të bukuroshes na u duk si një postim shumë romantik. Teksa ka treguar një vend që duket si një kafene, krahas ka shkruar:

Takimi romantik më i bukur që mund të kërkoja

Një deklaratë paksa ‘thumbuese’ ka ardhur nga Ronela për disa nga kolegët e saj, të cilëve ka zgjedhur t’i drejtojë disa fjalë në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe pse ende nuk e dimë se cilëve në veçanti.

Vetëm katër ditë më parë, Ronela publikoi ‘Shtroje me lek’ dhe deri më tani ka arritur 1 milion klikime në platformën YouTube e duket se nuk ka të ndalur. Këtë e ka zbuluar teksa ka dhënë premtimin se në këtë sezon veror do të na bëjë të kërcejmë me këngët e saj ritmike.