Showbiz

Rosie Huntington zbulon se martesa me aktorin 50-vjeçar nuk është në planet e afërta

Engjëlli i “Victoria’s Secret” Rosie Huntington-Whiteley vetëm pak javë më parë solli në jetë fëmijën e saj të parë që është djalë me aktorin e famshëm Jason Statham.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, 30-vjeçarja ka rrëfyer se vogëlushi i tyre Jack ka sjellë shumë dashuri në marrëdhënien e saj me 50-vjeçarin por momentalisht çifti nuk kanë në plan të martohen.

Marrëdhënia e tyre 8-vjeçare duket se forcohet çdo ditë e më shumë por megjithatë ata janë të lumtur vetëm me fejesën. Momentalisht modelja e famshme po punon fort për të humbur kilet e shtatzënisë dhe të rikthehet në pasarelë për sfilatën vjetore të “Victoria’s Secret”.

Në një të ardhme martesa e shumëpërfolur e çiftit do të ndodhë kur djali i tyre të rritet në mënyrë që të përfshihet edhe ai në përgatitjet e ceremonisë.