Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Rrallë e për mall, bashkëshortja e Enrique Iglesias poston foton më të ëmbël familjare!

Anna Kournikova dhe Enrique Iglesias janë një nga çiftet më diskrete të showbiz-it ndërkombëtar. Edhe pse ish-tenistes së njohur ruse i pëlqente vëmendja dhe eventet mondane, ajo u kthye në një shtëpiake të lumtur pasi krijoi familje me artistin latin. Tani Kournikova shfaqet jashtëzakonisht rrallë në rrjetet sociale, megithatë nuk mungon në ditëlindjet familjare, për të bërë urimet e nevojshme në Instagram.

Këtë herë ish-tenistja ka uruar partnerin:

Gëzuar ditëlindjen babait më të mrekullueshëm. Të duam shumë.

Enrique Iglesias mbushi 47 vjeç, edhe pse duket i pandryshuar nga koha kur këndoi “Bailamos”. Anna postoi një imazh që tregonte dyshen me tre fëmijët e tyre, një vajzë dhe dy djem. Fansat ishin në delir kur panë imazhin. Të emocionuar ata shprehën se:

OMG, më në fund një foto me familjen.

Në vitin 2017, Enrique dhe Anna u bënë prindër për herë të parë, pasi bukuroshja ruse lindi binjakë, Lucy dhe Nicholas. Dy vite më vonë, ajo mbeti sërish shtatzënë dhe në shkurt 2020, çifti njoftoi në llogarinë e tyre në rrjetet sociale se familja e tyre ishte rritur në një anëtar tjetër. Enrique Iglesias njihet gjerësisht si mbreti i muzikës pop latine. Ai është një këngëtar, producent dhe kompozitor spanjoll filipinas, i lindur më 8 maj 1975.

Enrique Iglesias filloi karrierën e tij në mesin e viteve 1990 në një label meksikan të njohur si Fonovisa Records dhe u shfaq si artisti më i mirë spanjoll. Enrique Iglesias iu bashkua me sukses tregut kryesor të SHBA-së dhe për fat, ai nënshkroi një marrëveshje shumë milionëshe të albumit me ‘Universal Music Group’ me vlerë 68 milionë dollarë. Ne e ju sjellim edhe njëherë në rikujtesë pesë hitet e tij më të suksesshme dhe më të dëgjuara në të gjithë botën.