Celebrities Live From Tirana

Sa të vërtetë jemi në rrjete sociale, projektet e reja…për të gjitha këto na flet Erjola e “She’s on Top”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio modelja Erjola Doci për të folur rreth rrjeteve sociale. Sa e transmetojmë ne veten aty dhe a jemi të vërtetë? Për këtë na flet më shumë vetë ajo…

Në rrjete sociale ne mund të shfaqim stilin, aparencën por jemi të paprekshëm sepse në jetën reale jemi shumë ndryshe. Më kanë thënë: “Ti nuk di të bësh punë shtëpie”. Vetëm të afërmit e dinë që jam amvisë shumë e mirë. Në fotot e mia kam dhënë dozën e duhur të sensualitetit. Është ajo fija e perit që nuk kam dashur ta kalojë në vulgaritet, por thjesht provokim aq sa mund të mbajnë fansat. Vetvetja dhe sensualiteti kanë qenë armët e forta për t’ju futur botës së televizionit. Njëherë kur dola ka qenë një rast në shkallët e një restoranti kur dikush më ka kapur nga supi dhe më ka thënë: “A ka mundësi t’i kap t’i ther ata kameramanët e Topit që nuk të nxjerrin kaq bukur sa je në realitet?”. Komente negative ka për çdo femër por i marr me sportivitet. 

Nga ndryshojnë modelet shqiptare nga ato të huaja. Si mendon për këtë Doci?

Imperfeksioni. Vajzat shqiptare duke qenë se bizneset priret të kenë një pamje “baby doll face”, kjo i bën ato të jenë të njëjta. Të huajat dalin me quka, me hundën jo të drejtë. Na dallon imperfeksioni. Preku aq sa ke nevojë jo për të dalë nga vetvetja. Nuk jam kundrra ndërhyrjeve por jo të dalësh nga vetja jote për tu bërë copy paste si dikush tjetër. 

Erjola prej disa kohësh është pjesë e emisionit “She’s on Top” në Top Channel dhe na tregoi më shumë rreth risive të sezonit të dytë.

Do të ketë një “He’s on Top” me meshkuj marshallah(qesh). I kam testuar vetë. Do moderoj pjesën e sfidave, lojërave. Do të jetë flakë. Ku ka meshkuj dhe femra nxehtësi do të ketë.