Celebrities Pardon My French Showbiz

Sabiani flet për gjithçka ekskluzivisht në TAR, nga pjesëmarrja e Kejsit në “BBV2”, deri te fituesi sipas tij!

I ftuar ditën e sotme në “Pardon My French” ishte Sabiani, një nga emrat më të përfolur të momentit, për të folur për pjesëmarrjen e tij në “Big Brother Vip Albania”, dhe jo vetëm. Në një intervistë speciale në Top Albania Radio, Sabiani u shpreh për rrugëtimin e tij në “BBV”, por edhe për projektin më të fundit muzikor, kushtuar banorëve dhe situatave në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Pikërisht lidhur me këtë projekt u shpreh Sabiani ditën e sotme në “Pardon My French”, teksa tregoi se ishin fansat ata që e shtynë drejt një kënge të tillë.

Fansat më thonin që Iliri do një këngë dhe mblodha situatat më të mira, më të ndjeshme brenda, vlerësova miqësinë time me Ilirin!

E teksa i ftuar në “Pardon My French” ishte edhe Tan Brama, Sabiani u shpreh për raportin e tij me Ilirin. A ishte Sabiani xheloz për miqësinë e tyre?! Të vërtetën e zbulon ekskluzivisht në Top Albania Radio.

Më vjen mirë që Tani e ka vlerësuar Ilirin si unë, edhe Arbri gjithashtu. Për sa kohë miku im, vëllai im ishte mirë, ishte kënaqësi edhe për mua.

E teksa ka udhëtuar në kohë, Sabiani ka kujtuar se si i përjetonin banorët situatat e ndryshme gjatë qëndrimit në “Big Brother Vip”. Ndërkohë, momenti më kulminant i intervistës, ishte teksa ai na zbuloi pengun e tij më të madh nga “BBV”.

Kanë qenë shumë momente, ishim pak të rënduar aty, ndaj jo çdo moment i bukur ishte në atë lumturinë e madhe sepse ndjenim mall për ata jashtë. Situatat gjithnjë ndryshonin, më vriste shumë fakti që nuk dilja asnjëherë i preferuari i publikut, më vret ende pak.

Por a do t’i pëlqente Sabianit sugjerimi që vajza e tij Kejsi të bëhej pjesë e “Big Brother Vip 2”?!

Arbana me stafin na ftoi bashkë me Kejsin, por unë mendova të futesha vetëm. Tani jam gjysmë i përgatitur, por pak skeptik. Gjithmonë prindi është pak skeptik për fëmijën.

Do më pëlqente të ishte tek “Big Brother Vip 2” Kejsi, por jam skeptik.

Shumë pranë finales, me dy finalistë të përzgjedhur nga publiku tashmë, Ilirin dhe Beniadën, Sabiani shprehet për aludimet e tij lidhur me banorët që do të qëndrojnë deri në fund në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. E teksa për disa duket se ai e dinte prej kohësh, ka patur edhe surpriza.

Unë e kam deklaruar Iliri, Donaldi, Beniada, jo Monika.