Showbiz

Sam Smith së shpejti vjen me klipin më të ri të bashkëpunimit me Normani

Këngëtari britanik Sam Smith sapo ka publikuar edhe një tjetër hit muzikor që është pritur mjaft mirë nga fansat e tij.

Këtë herë ai ka bashkëpunuar me ish pjesëtaren e grupit “Fifth Harmony”, Normani. Kënga e tyre quhet “Dancing with a Stranger” dhe  klipi fillimisht është lançuar vetëm në “Apple Music”.

26-vjeçari gjithmonë ka qenë një fans i çmendur i grupit “Fifth Harmony” dhe kur vajzat vendosën të merrin rrugë të ndryshme në karrierë, ai mendoi se kjo ishte mundësia më e mirë për të përfshirë njërën prej tyre në një bashkëpunim.

Në një intervitë për “Beats 1”, Sam u shpreh: “Kur pash perfromancën e Normani në “Billboard” kuptova sesa e talentuar dhe e veçantë është ajo dhe menjëherë i propozova këtë bashkëpunim”.

“Dancing with a Stranger” do të publikohet shumë shpejt në të gjitha platformat digjitale dhe fansat e dyshes presim me padurim të shohin klipin.