Celebrities Gossip Showbiz

Sara Hoxha befason me postimin e fundit duke treguar si rrallëherë linjat e saj trupore!

Sara Hoxha u njoh fillimisht në publik si partnerja e reperit shumë të njohur dhe të pëlqyer Ledri Vula. Mirëpo, bukuroshja arriti të fitojë zemrat e ndjekësve menjëherë sapo u bë një figurë më e njohur me anë të postimeve të saj në rrjete sociale. Duke ia nisur me thjeshtësinë e saj dhe momenteve nga përditshmëria, Sara ka arritur të fitojë mbi 400 mijë ndjekës në Instagram.

Ditën e sotme Sara ka befasuar me postimin e fundit në Instagram, ku ka publikuar foto me bikini të disa ditëve më parë, duke ekspozuar kështu linjat trupore nga pushimet verore, ku na ka treguar gjithashtu se tashmë për të vera ka mbaruar. Bukuroshja shfaqet me linja perfekte, që shumë vajza do ta kishin zili. Në postim Sara shkruan:

Vera ime zyrtarisht ka mbaruar dhe mua më mungon që tani

E njohur gjerësisht si influencer, një nga personazhet VIP më të përfolur të momentit, është konfirmuar se bukuroshja është gati për të thyer rrjetin me kërcimet e saj duke nisur rrugëtimin në “Dancing with the Stars”. Blogerja na ka njohur tashmë me aftësitë e saj në kërcim, teksa jo pak herë ka bërë video në Tik Tok, që në shumë pak kohë janë bërë virale.