Celebrities Gossip Showbiz

Sara Hoxha flet për eksperiencën me vaksinën gjatë periudhës së gjidhënies!

Sara Hoxha u njoh fillimisht në publik si partnerja e reperit shumë të njohur dhe të pëlqyer Ledri Vula. Mirëpo, bukuroshja arriti të fitojë zemrat e ndjekësve menjëherë sapo u bë një figurë politike. Duke ja nisur me thjeshtësinë e saj dhe postimet ‘funny’ në rrjete sociale, Sara ka arritur të fitojë mbi 350 mijë ndjekës në Instagram.

Bukuroshja shpesh bisedon me anë të ‘Ask-eve’ në Instastory me ndjekësit e saj e duket se këta të fundit kanë kuriozitet lidhur me vaksinimin e blogeres gjatë periudhës së gjidhënies. Sara ësht treguar shumë e hapur për të folur lidhur me këtë çështje.

Nuk ka asnjë kundërindikacion. Në fakt është e rekomandueshme pasi antitrupat kalojnë nëpërmjet qumështit të gjirit, kështu rrjedhimisht dhe bebi është i mbrojtur nga virusi. 

Sara së fundmi ka vendosur që famën e saj përveçse me reklama, ta shfrytëzojë edhe duke i hyrë botës së biznesit. Së fundmi, ka treguar se do bashkëpunojë me një blogere mjaft të njohur në Shqipëri dhe bëhet fjalë pikërisht për Sara Karaj e cila ka linjën e saj kozmetike.

Sara Hoxha ka zbuluar me anë të Instastory-ve disa detaje më tepër rreth këtij bashkëpunimi dhe nisme të re biznesi.

Kemi filluar punën që në maj në fakt për një gjë shumë të ngrohtë dhe që për mua është “must have”. Do të zbuloni më shumë në muajt në vazhdim por finalja është në muajin tim të preferuar.

Rikujtojmë se, në një rrëfim të para pak kohëve të Ledrit në “Pardon My French” në lidhje me njohjen e tij me Sarën ai tregoi shumëçka dhe zbuloi detaje të cilat ne nuk i dinim.

Kam aq kohë me Sarën sa ka qenë pjesë në xhirimet e klipit ‘Princess Diana’. Sarën e dua shumë si njeri dhe karakteri i saj më ka bërë për vete. E kuptova që ajo është ‘the one’, pasi do doja që një vajzë si Sara të rriste fëmijën tim. Kur ishim në karantinë, isha me disa shokë dhe kishim pirë shumë. Të nesërmen më vjen Sara me lot në sy dhe unë thashë çfarë ka ndodhur, më nxori para eko-n, e shihja dhe nuk e besoja. Ende nuk e besoj, më ka ndrequr jetën.