Celebrities Gossip Showbiz

Sara Hoxha mbërrin në tapetin e kuq të filmit “Në kuadër të dashurisë”!

Ashtu siç tanimë është mësuar nga të gjithë, sot është premiera e madhe e “Në kuadër të dashurisë”. Ky film aq i shumëpritur nga publiku dhe aq i komentuar përgjatë muajve të fundit, do të shfaqet sot për herë të parë në Pallatin e Kongreseve. “Në kuadër të dashurisë” përmban një kast të mahnitshëm aktorësh dhe personazhesh shumë të dashur për audiencën e gjerë.

Në këto momente po zhvillohet tapeti i kuq në Pallatin e Kongreseve aty dhe ku 2100 persona bashkë me kastin e aktorëve do të shohin së bashku filmin. Vetëm pak më parë kanë arritur në tapetin e kuq sara Hoxha dhe Roert Toçe. Rreth eksperiencës së saj në film, Sara është shprehur:

Sara: Kur janë kamerat aty nuk je vetvetja, më e vështira ishte të kuptoje ca kërkonte regjisori, pra Kolo nga unë dhe të arrija të bëja atë që donte Kolo.. mendoj se e realizova

Blendi: Ledri ka qenë mbështetës?

Sara: Ka qenë shumë mbështetës, mendoj që në 2023 një aktor është një aktor dhe është punë…

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)