Celebrities Gossip Showbiz

Sara Hoxha: “Nuk do ta lë Poem pa motër!” Mos ndoshta kemi një beb rrugës?

Sara Hoxha u njoh fillimisht në publik si partnerja e reperit shumë të njohur dhe të pëlqyer Ledri Vula. Mirëpo, bukuroshja arriti të fitojë zemrat e ndjekësve menjëherë sapo u bë një figurë politike. Duke ja nisur me thjeshtësinë e saj dhe postimet ‘funny’ në rrjete sociale, Sara ka arritur të fitojë mbi 350 mijë ndjekës në Instagram.

Blogerja shpesh poston foto dhe video nga momentet gjatë ditës së saj së bashku me Ledrin apo vajzën e tyre, Poem. Gjithashtu, interaktiviteti i saj me publikun nuk është i paktë në rrjete sociale. Së fundmi gjatë një ‘Ask-u’ në Instagram me ndjekësit e saj nuk mund të mungonte pyetja nëse ajo dhe Ledri do t’i bëjnë një motër (ose vëlla) vajzës së tyre.

Dhe përgjigja e Sarës na tha shumë…

Ka qenë ëndrra ime më e madhe të kisha një motër dhe kjo është arsyeja pse Poem nuk do ta lë pa motër.

Shpesh Sara ka treguar se është edhe një amvisë shumë e mirë. Pak ditë më parë, ajo publikoi një Instastory ku ka treguar se ka gatuar një krepë që mesa duket i ka pëlqyer shumë vjehrrës së saj, e cila e ka ripostuar. shpesh ka treguar se është edhe një amvisë shumë e mirë. Pak më parë, ajo ka publikuar një Instastory ku ka treguar se ka gatuar një krepë që mesa duket i ka pëlqyer shumë vjehrrës së saj, e cila e ka ripostuar.

Sara së fundmi ka vendosur që famën e saj përveçse me reklama, ta shfrytëzojë edhe duke i hyrë botës së biznesit. Së fundmi, ka treguar se do bashkëpunojë me një blogere mjaft të njohur në Shqipëri dhe bëhet fjalë pikërisht për Sara Karaj e cila ka linjën e saj kozmetike.