Film & Tv

Sara Hoxha tregon vështirësinë e saj në xhirimet e “Në kuadër të dashurisë”!

Mbrëmjen e djeshme u mbajt premiera e madhe e “Në kuadër të dashurisë”. Ky film aq i shumëpritur nga publiku dhe aq i komentuar përgjatë muajve të fundit u shfaq për herë të parë në Pallatin e Kongreseve. “Në kuadër të dashurisë” përmban një kast të mahnitshëm aktorësh dhe personazhesh shumë të dashur për audiencën e gjerë. Në një intervistë në tapetin e kuq, Sara Hoxha na ka folur më shumë për rolin e saj dhe pritshmëritë për filmin…

Ku ndryshon personazhi yt nga Sara e vërtetë dhe ku ngjasojnë?

Unë mendoj që Aria dhe Sara kanë shumë gjëra të përbashkëta. Nuk e di se ku mund të ndryshojmë sepse unë e kam gjetur shumë veten time në atë rol. E kam patur të lehtë ta luaja Arian, sepse thjesht isha vetëvetja, e vetmja gjë që më pengonte ishin kamerat. Mendoj që edhe njerëzit do ta shikojnë në atë mënyrë.

Cila ishtë gjëja më e vështirë në film?

Kamerat ishin problem, sepse sado që unë mundohesha të isha vetëvetja, sepse siç e thashë Aria më përshtatej shumë, peapë kur janë kamerat aty, ti nuk je vetëvetja. Gjëja më e vështirë ishte që të kuptoja se çfarë donte regjisori nga unë dhe si të bëja atë që kërkonte Kolo.

Mendon se ia arrite?

Shpresoj shumë.

Sa mbështetës ka qenë Ledri për këtë film?

E kam thënë disa herë që Ledri ka qenë shumë mbështetës, përndryshe unë nuk do ta bëja këtë rol. Mendoj që në vitin 2023 ne duhet ta kuptojmë që një aktor është një aktor dhe është punë. Çfarëdo që të ndodhi në film, është thjesht punë dhe nuk ka të bëjë asgjë tjetër.

A do të jetë ai për të parë filmin me ty?

Ta shohim…