Celebrities Live From Tirana

Sara Karaj: “Nuk i kam kuptuar asnjëherë njerëzit që blejnë produkte të lira make-up-i!

Në emisionin “Live From Tirana” për të folur rreth blerjeve online ishte e ftuar vlogerja e njohur, Sara Karaj. E pyetur nga moderatoret Genta Hodo dhe Klodiana Vata se nëse i ka ndodhur të zhgënjehet ndonjëherë nga blerjet online, Sara tha:

Që në fillim i kam patur bezdi blerjet nëpër faqet e Instagramit. Nuk më duket e drejtë të mos jesh i regjistruar dhe të hash bukën e atij tjetrit që paguan taksat. Nuk blejë asnjë produkt pa e ditur fillimisht nëse është ose jo origjinale.

Për blerjet online sidomos të produkteve të make-up-it influencuesja e njohur ka një këshillë për të gjitha vajzat:

Nuk e kam kuptuar asnjëherë si mund të blejë dikush produkte të lira make-up-i. Unë personalisht produktet e make up-it i kam të gjitha ciësore, nuk flej me make up, nuk blejë asnjëherë produkte të lira. Nesë nuk i kushtojmë vëmendjen e duhur fytyrës nuk do ta kemi asnjëherë të kuruar.

Sara ka Brand-in e saj të make-upit dhe si një sipërmarrëse e sukseshme e cila operon vetëm nga website-i i saj, u pyet nëse e ka menduar ndonjëherë të hapë një dyqan fizik në Shqipëri:

Në Shqipëri jo pasi më duket një investim i madh për pak njerëz që jemi. Kam shumë plane dhe mendime për jashtë shtetit por jo për këtu.

Sigurisht në Shqipëri ka edhe njerëz që siç të vlerësojnë për punën që bënë edhe të kritikojnë. Por, a ka patur Sara eksperienca të tilla?

Ka komente të ndryshme, për brand-in tim nuk marr komente negative, ndoshta ndonjë kritik për çmimin, sepse disa nuk e përballojnë. Make up-i është produkt luksi, dhe në momentin që do blesh dicka të mirë normalisht që kualiteti kushton. Sa i përket komenteve negative në lidhje me mua unë mendoj se po nuk pate dicka të mirë për të thënë më mirë mos komento fare. 

Për vajzat që duan të hapin një Brand ose të bëhen vlogere Sara ka këtë këshillë:

Mos zgjidhni rrugën më të thjeshtë! Shumë vajza janë munduar të hapin brand-e por nuk është brand nëse thjesht shet në Instagram. Njerëzit e kuptojnë që ti nuk ke një koncept. Nëse ti jep maksimumin atëhere të gjithë do e vlerësojnë suksesin tënd.