Politikë

“S’e dorëzojmë tempullin e demokracisë”, Berisha: Demokratët duhet të jenë të gatshëm për protesta

“Shqiptarët duhet ta dinë se parlamenti shqiptar është më i shëmtuar sot se kurrë, më i cunguar se kurrë. Është një parlament ku shkelet kushtetuta çdo ditë. Është një parlament ku vendoset në mënyrë banditeske nën urdhrat e Ramës çdo ditë. Është një parlament ku dhunohen çdo ditë të drejtat e të zgjedhurve nga qytetarët shqiptarë”.

Kështu u shpreh Sali Berisha këtë të enjte, duke theksuar vendosshmërinë “që zëri i qytetarëve shqiptarë të dëgjohet në parlament.

Kreu demokrat tha më tej se qytetarët duhen të jenë të gatshëm në çdo kohë për protesta.

“Natyrisht demokrate e demokratë, duhet të jenë të gatshëm në çdo kohë për protesta të fuqishme para parlamentit. Nuk u dorëzohet tempulli i demokracisë kriminelëve të llojit, Taulant Balla, Edi Rama, etj. Jo ai është i qytetarëve. Nuk mund të pranojnë të zgjedhurit e popullit të shtypen të drejtat e tyre, sepse po pranuan këtë ata pranojnë shtypjen e të gjithë qytetarëve. Ju siç e shihni, ata sillen si një bandë.

Ata bllokojnë, nuk sjellin në parlament në tërësi ligjet tona. Ata bllokojnë komisionet tona hetimore, çka nuk ndodh në asnjë parlament të botës. Deputetët tanë, ne jemi të vendosur, bllokimit të tyre ti përgjigjemi me një qëndresë dhe të pamposhtur në parlament. Degët e Tiranës duhet ta kenë të qartë se protestat para parlamentit duhet të jetë e gatshme në çdo kohë. Se parlamenti nuk mund të funksionojë si një klub i Edi Ramës, jashtë rregullave, jashtë kushtetutës.

Ju duhet ta dini dhe shqiptarët duhet ta dinë se prej 5 muajsh ne kemi dorëzuar një rezolutë për të dënuar krimet e serbëve në Kosovë. Gjëja më normale. Prej 5 muajsh Linda e Edi Ramës në parlament refuzon të sjellë rezolutën, me urdhër të Edi Ramës. Në një aspekt ai është parlamenti Linda-Rama dhe asgjë tjetër nuk mund ti thuash. Është i turpshëm, por prapë ashtu siç është ne nuk e lëshojmë, jo ne do të luftojmë aty dhe qytetarët do të jenë të gatshëm për të protestuar siç duhet para parlamentit.

Parlamenti është i qytetarëve. Deputetët janë përfaqësues të qytetarëve. As të Edi Ramës dhe Lindës që nuk ka as parim, as princip, por zbaton verbërisht urdhrat e tij”, tha Berisha.