Love & Sex

Seksi oral gjatë ciklit menstrual?! Më mirë nga ç’mendoni!

Seksi gjatë periodave nuk preferohet për shumë persona.  Por disa femra e duan atë sepse të gjitha ato hormone i transformojnë ato në “maniake seksuale”. Shumica e femrave ndiejnë dhimbje në fundin e barkut si dhe fryrje gjatë periudhës së menstruacioneve. Nuk ka një dhimbje specifike, sepse të gjitha e përjetojnë ndryshe, por nuk keni pse të ndiheni keq nëse kryerja e mardhënieve seksuale gjatë periodave nuk ju bën të ndiheni mirë. Por nga ana tjetër kemi femra që e kanë provuar seksim, madje oralin gjatë ciklit menstrual dhe disa dëshmi prej tyre do t’ju bëjnë ta shihni këtë eksperiencë pak më ndryshe nga zakonisht. Nëse nuk e keni provuar ende dhe jeni të pasigurta, mësoni më shumë detaje rreth marrëdhënieve seksuale me perioda…

Ishte një nga orgazma më të mira që kam patur

Kohët e fundit kam kryer shumë seks oral. Ishte ndoshta një nga orgazmat më të mira që kam përjetuar… Para se të njihja djalin i cili pranoi për marrëdhënie seksuale gjatë ciklit menstrual, flisja me dikë i cili e kishte problem. Kur njoha djalin i cili ra dakort me këtë, jeta ime seksuale ndryshoi plotësisht. Në fillim isha shumë nervoze por më pas çdo gjë filloi të normalizohej.

Më eksitonte shumë

Isha shumë e befasuar kur i dashuri im e bëri këtë, por ishte një ndjenjë e pa përshkrueshme! Më eksitoi më shumë nga çfarë prisja. Pas gjithë kësaj, ndjeva më shumë atraksion dhe respekt ndaj tij sepse ishte shumë entuziast edhe pse vendi ishte bërë me gjak.

Ishte shumë intensive

Unë e përjetova për herë të parë, shumë rastësisht. Isha pranë përfundimit të ciklit dhe mendova se nuk kisha më. Pas një gote alkool vazhduam përsëri… Ai ndaloi dhe vazhduam në seks oral. Ishte shumë intensive dhe unë nuk e kuptova deri kur mbaruam që isha ende me perioda. Ndoshta kjo ishte arsyeja përse ishte kaq e mrekullueshme si eksperiencë. Më pas i bëra masazh sepse më erdhi keq për këtë që ndodhi dhe ai më tha që nuk ishte problem dhe do e bënte përsëri.

Më mungon shumë

Unë kisha një shok që kryeja vetëm marrëdhënie seksuale dhe ai e bënte këtë. Uh, më mungon shumë, por ai u largua. Erdhi të më vizitojë një herë dhe unë u mërzita shumë sepse isha me perioda. Kur i thashë, përgjigja e tij ishte ‘Po edhe?!’…