Celebrities Gossip Music Showbiz

Semi pëson ulje drastike në peshë, por cila është arsyeja?

Pas daljes së saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo e “Big Brother VIP”, Semi Jaupaj u kthye më fuqishëm se kurrë në muzikë. Ajo publikoi “Mos u kthe” dhe ‘Ani‘, dy këngë që u pritën mjaft mirë nga publiku që nga çastet e para të publikimit dhe që numërojnë miliona klikime.

Së fundmi këngëtarja ka postuar në ‘Instastory’ një video të krijuar nga ndjekësit e saj, me momente kur ka qenë brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, ku dhe janë shprehur se u mungon shumë Semi dhe energjia e saj. Ndërsa bukuroshja i ka pyetur nëse u mungojnë gjithashtu edhe 8 kilogramët e mëparshëm të saj, pasi duket se që pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, këngëtarja paska rënë goxha në peshë.

Edhe ato +8 kilogram më shumë?

 

Së fundmi Semi ka postuar në ‘Instagram’ disa foto të saj me disa trëndafila në duar dhe bukuroshja është treguar e kujdesshme për aludimet që mund të krijohen se kush mund t’ja ketë dhuruar lulet duke shkruar në foto se ia kishte blerë vetë vetes. Semi ka zbuluar gjithashtu se lulet e saj të preferuara nuk janë trëndafilat por lulediellit.

Së fundmi Semi ka publikuar bashkëpunimin e ri me Ron Zaitin, i cili titullohet “All ur loving” dhe deri më tani ka kaluar 4 milion klikime në pak ditë. Pak ditë më parë Ron ka festuar ditëlindjen dhe ka marrë urime nga shumë artistë. Teksa të gjithë prisnin një urim nga ana e Semit në rrjete sociale, i ky urim nuk erdhi. Kohëve të fundit po përflitej se ka lindur një romancë mes tyre. Gjithçka qëndron në kuadrin e thashethemeve, megjithatë në rrjet qarkulloi një foto ku tregon deri diku afrimitetin mes dyshes, teksa shfaqen së bashku krah për krah edhe pse mund të jenë thjesht miq.