Showbiz

Serena William rrëfen detajet e ‘Baby Shower’ të Megan Markle

Serena William mund të jetë një nga personazhët më të zënë , por për miken e saj të ngushtë Megan Markle gjen gjithmonë kohë.

Kampionia e tenisit organizoi festën për bebin e Dukeshës së Sussex në shkurt të këtij viti në New York.

Festa e cila kushtoi 75 mijë dollarë ishte surpriza më e bukur për 37-vjeçaren që pas dasmës madhështore mbretërore.

Disa nga të ftuarit ishin; Amal Clooney, Gayle King dhe Jessica Mulroney.

Për Serena Williams nuk ishte aq i lehtë ky organizim sepse njëkohësisht ajo ishte e ftuar në ‘Oscars’ për të prezantuar ‘Best Picture’, një moment që kërkonte prova të vazhdueshme.