Celebrities Film & Tv Showbiz

Serena Williams shkëlqen në premierën e ‘King Richard’ dhe shpjegon gjithçka rreth filmit!

Për yllin në sportin e tenisit Serena Williams, premiera e ‘King Richard’ u kthye në një natë familjare dhe reflektimi. Së fundmi Williams, mori pjesë në premierën e filmit në Teatrin Kinez TCL në Los Angeles me vajzën e saj 4-vjeçare Alexis Olympia dhe bashkëshortin Alexis Ohanian. Filmi ndjek karrierën e Williams dhe motrës së saj Venus Williams në garën e tenisit, si dhe  udhëzimet e babait dhe trajnerit të tyre, Richard Williams.

Uploaded image

Çifti nënë-bijë kishte veshur një veshje të ngjashme në tapetin e kuq, duke përfshirë kostume të zeza të mbuluara me gurë të shkëlqyeshëm, të dizenjuar nga David Koma. Williams kishte veshur një palë çizme të zeza me taka, mbi gju, të cilat ishin gjithashtu të zbukuruara, ndërsa versioni i vajzës së vogël Olympia ishin një palë geta të mbuluara me kristale dhe një palë pupa Mary Jane me shkëlqim.

Unë kam veshur David Koma, e pashë këtë pamje në pasarelë dhe ishte fiks ajo që më duhej të vishja për premierën.

Uploaded image

Ndërsa ishte në tapetin e kuq, Williams foli për ‘PEOPLE’ për filmin dhe ndau atë që shpreson që shikuesit të kuptojnë për mesazhin e ‘King Richard’.

Ju mund të jetoni ëndrrën tuaj. Nuk mund të keni frikë nga puna e vështirë, ju i dini vështirësitë e saj, por më shumë se çdo gjë është për t’u argëtuar gjatë rrugës. Ashtu si duhet të keni mbështetje dhe se lidhja me familjen është thjesht e paçmueshme. E dini, ju kurrë nuk hiqni dorë nga kjo.

Në film, babain e Williams luan aktori Will Smith, i cili foli gjithashtu për rolin e tij për ‘PEOPLE’.

Njerëzit e shihnin atë si patriarkun klasik dhe ai nuk mund të ishte më ndryshe se kaq. Ky ishte personaliteti botëror i Richard Williams. Dhe kështu ai sillej me njerëzit në botën e jashtme, por ai është më i dhembsur dhe më i dashur.

Will Smith in new film trailer for King Richard as father of Venus and  Serena Williams | Ents & Arts News | Sky News

Will e quajti kastin e aktorëve si një nga kastet më të pabesueshëm. Nga ana tjetër Williams pranoi se ka shumë mënyra për të treguar historinë e suksesit të familjes së saj, por në film ne mund të shohim të gjithë këtë anë të asaj që ndodhi shumë kohë përpara se të fitonin qoftë edhe një kampionat. ‘King Richard’ do të transmetohet në kinema dhe në HBO Max më 19 nëntor.