Celebrities Film & Tv

Seriali legjendar ‘Law & Order’ po pëgatitet për sezonin e 21-të?!

Pas më shumë se 11 vitesh që kur u anulla seriali legjendar ‘Law & Order’ së fundmi vjen me një lajm të mirë. NBC ka ndezur dritën jeshile për sezonin e 21 -të serialit nga krijuesi i serialeve dhe ekskluziviteve Dick Wolf dhe shkrimtari Rick Eid, sipas një njoftimi për shtyp.

Kasti dhe data e premierës do të bëhen të ditura në një kohë të mëvonshme, megjithëse besohet se disa nga yjet e njohur të serialit që kur ka nisur sezoni i parë do të kthehen. ‘Law & Order’ do të vazhdojnë po njësoj me formatin e krijuar në fillim që u përdor kur policia heton krimin dhe avokatët e rrethit ndjekin penalisht shkelësit. Krijuesi dhe producenti ekzekutiv Dick Wolf është shprehur se:

Ka shumë pak gjëra në jetë që janë ëndrra që bëhen realitet. Kjo është e imja.

‘Law & Order’ është thjesht një nga shfaqjet më ikonike në historinë e televizionit, dhe ideja e vazhdimit të trashëgimisë së saj dhe e partneritetit me Dick në një sezon krejt të ri nuk është gjë tjetër veçse emocionuese. Ky është një lajm i shkëlqyeshëm për NBC edhe veçanërisht për adhuruesit e tij.

Seriali ‘Law & Order’ ishte në prag të kalimit të ‘Gunsmoke’ si seriali dramë më i gjatë ndonjëherë “prime-time” me sezonin e tij të 21-të, megjithëse shfaqja u anulua përfundimisht pa një finale të duhur kur negociatat e rinovimit ranë.

Të shumtë janë serialet që mbajnë kryesimin në lidhje me episodet ku Gunsmoke ka 635 në total dhe The Simpson është ai që kryeson me 707 episode në të gjithë historinë e televizionit si ‘pime-time’.

‘Law & Order’  numëron në total mbi 50 nominime për Çmimin Emmy, duke fituar Seritë më të Mira të Dramës në 1997. Ky serial i ri do të prodhohet nga Wolf dhe Eid, së bashku me Arthur Forney dhe Wolf Entertainment, Peter Jankowski.