Showbiz

Sharon Stone: “Të thuash që pamja e jashtme nuk ka rëndësi është një gënjeshtër e madhe”

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “The Telegraph”, ikona e “Basic Instinct” Sharon Stone ka folur për rëndësinë e pamjes së jashtme.

Ajo u shpreh se pamja e jashtme është shumë e rëndësishme dhe askush nuk mund ta mohojë këtë fakt. Duket sikur nëse je tërheqës dhe kujdesesh për look-un gjithçka tjetër vjen më lehtë për ty.

“Të thuash që pamja e jashtme nuk ka rëndësi është një gënjeshtër e madhe idiote. Nuk e kupton sa shumë rëndësi ka si dukesh, derisa nuk e ke më” -tha ajo.

62-vjeçarja shtoi se për vite më radhë e urrente trupin e saj të hollë, por tani ka kaptuar se duhet ta dojë më shumë veten dhe të punojë çdo ditë me vetëbesimin.