Design

Shifër rekord, shitet rubini më i madh në botë!

Së fundmi është shitur në një ankand për shifrën rekord të 34.8 milionë dollarëve rubini më i madh në botë, i njohur ndryshe si “Estrela de Fura 55.22”. “Ky gur i çmuar vjen nga Mozambiku, çka e bën shumë të veçantë ata, pasi pjesa më e madhe e rubinëve vijnë nga Burma”,0tregon Uni Kim, specialiste e gurëve të çmuar në Sotheby’s.

“Është një nga rubinët më të mëdhenj dhe më cilësorët që kemi parë ndonjëherë. Ngjyra, drita dhe qartësia që ka janë thjesht shumë fantastike”,-shtoi ajo. Rekordi i mëparshëm për shitjen e një rubini në ankand u vendos në vitin 2015, kur një gur 29 karatësh nga Burma arriti vlerën e 30 milionë dollarëve në Gjenevë.