Design

Shiten në ankand për më shumë se 13 milionë euro dy portrete të Rembrandt Van Rijn!

Dy portrete të piktorit holandez barok Rembrandt Van Rijn, të panjohura deri tani për publikun e gjerë, pjesë e një koleksioni privat prej 200 vitesh, u shitën në një ankand në Londër. Ato kaluan shifrën e më shumë se 13 milionë euro. Shtëpia Christie kishte shpresuar që të dy portretet të shiteshin për 6 deri në 9 milionë euro, por ato u shitën për një total prej 13.122 milionë euro.

Pikturat, një vaj në kanavacë nga artisti holandez i shekullit të 17-të, mbetën në të njëjtën familje derisa një ekspert në shtëpinë e ankandit Christie’s i vuri re gjatë një vlerësimi rutinë. Portretet, që besohet se datojnë nga viti 1635, tregojnë një hidraulik të moshuar të quajtur Jan Willems van der Pluim dhe gruan e tij Japgen Karels. Çifti ishte mes miqve të familjes së Rembrandt dhe me prejardhje nga vendlindja e tij,