Showbiz

Shitet shtëpia e fëmijërisë së Kobe Bryant

Shtëpia e fëmijërisë së Kobe Bryant në Pensilvani, ku legjenda u rrit dhe kaloi gjithë fëmijërinë e tij është shitur të premten që kaloi për 810 mijë dollarë.

Sipas një raporti të botuar të martën nga “TMZ Sports”, shtëpia kishte 5 dhoma gjumi, 2 banjo, kuzhinë, dhomë për miqtë e rehatshme dhe një oborr të këndshëm. Shtëpia u vendos në treg në shtator me një çmim prej 899,000 dollarë dhe përfundimisht u shit për 810,000 dollarë.

Numri i shitjes mund të jetë simbolik, pasi pasqyron ndeshjen me 81 pikë që Bryant luajti kundër Toronto Raptors në vitin 2006, e cila ishte ndeshja e dytë me rezultatin më të lartë në historinë e NBA-së pas ndeshjes së ‘Wilt Chamberlain’ me 100 pikë në 1962.

Gjithashtu brenda shtëpisë ndodhet edhe ambienti i basketbollit, i cili ishte vendi i tij më i preferuar. Kujtojmë se Bryant dhe vajza e tij, Gianna, humbën jetën mes nëntë viktimave në një përplasje helikopteri në janar të vitit 2020.