Bota

Shokuese! Publikohen pamjet e një komediani afgan para ekzekutimit të tij!

Një video e një komediani afgan është bërë virale teksa ai tallet me talebanët ndërsa luftëtarët e grupit kryengritës e morën me forcë nga shtëpia e tij pak para se ta ekzekutonin me skuadër pushkatimi.

Kanë qenë mediat e huaja ato që e kanë publikuar videon, e cila është xhiruar në fund të korrikut, ku komediani Nazar Mohammad, i njohur ndryshe si Khasha Zwan, shihet në pjesën e pasme të një makine me kryengritës nga të dyja anët e tij – njëri prej tyre duke tundur një mitroloz kallashnikov.

U raportua se Zwan u vra nga talebanët në fund të korrikut, në Kandahar, pasi ai qytet u pushtua nga xhihadistët.

Nazar ishte i njohur për talljet e tij me talebanët, me anë të këngëve apo dhe kërcimeve. Madje thuhet se ka disa video të postuara në llogarinë e tij në TikTok.

Edhe pse në prag të vdekjes, në video ai vijon të krijojë humor për grupin, kështu duke acaruar luftëtarin taleban në të djathtën e tij ku duket që e godet në fytyrë shumë herë. Ndërsa nga ana tjetër, burri në të majtën e tij shihet se ndërron armën, duke marrë një armë zjarri më të madhe e të fortë.

Thuhet se Mohammad u ekzekutua pak minuta më vonë pasi ishte qëlluar shumë më shumë se dy herë.
Sipas raporteve nëpër media, nëpër fotografi, ai shfaqet i mbështetur në një pemë dhe më pas të shtrirë në tokë me fyt të prerë.

Në fillim talebanët e mohuan përfshirjen e tyre me vdekjen e artistit, por më pas konfirmuan se dy burrat në makinë ishin talebanë. Mendohet se të dyshuarit janë arrestuar dhe do të gjykohen në një gjykatë talebane.

Shumë aludime qarkullojnë se Nazar, nga provinca Kandahar, ishte përfshirë në torturimin dhe vrasjen e talebanëve dhe se ai duhej të ishte përballur me një gjykatë talebane në vend që të dënohej menjëherë me vdekje.

Duhet thënë se Nazar më parë ka punuar për Policinë Kombëtare Afgane, duke e bërë atë një objektiv për vrasjet për hakmarrje.
Gjithashtu ai ishte i famshëm për shakatë e tij të rënda dhe këngë shumë qesharake.

Vrasja e tij brutale në fund të korrikut ngjalli frikën e vrasjeve për hakmarrje pasi Afganistani po binte qytet për qytet në duart e talebanëve.