Botë e Çuditshme Lifestyle

Shpenzoi sa ‘qimet e kokës’ për t’u shndërruar në kukullën Ken, por ‘fiksimi’ mbetet Barbie…

Rodrigo Alves lindi si burrë në Brazil, por magjepsja me kukullat Barbie filloi kur gjyshi i bleu një kukull në moshë të re. Rodrigo u rrit si një fëmijë i turpshëm dhe shpesh ndihej i pasigurt për pamjen e tij.

Më vonë, kur ishte ende i ri, Alves vendosi të bënte një operacion plastik për të rregulluar problemet në trupin, duke qenë se ndihej gjithmonë si një grua. Në moshën 35-vjeçare, ai bëri shumë procedura të kirurgjisë plastike me vlerë më shumë se 500 mijë dollarë, ndërsa vijonte të përdorte ende emrin Rodrigo.

Me flokët biondë dhe sytë e mprehtë, njerëzit filluan ta krahasojnë atë me kukullën Ken, i cili është i dashuri i Barbie. Me kalimin e kohës, Alves u bë i famshëm si Ken Baby. Në vitin 2020, Alves njoftoi se ishte transgjinor dhe iu nënshtrua një operacioni për ndryshimin e gjinisë, ndërsa zbuloi se të gjithë e shohin si Ken, por ajo është ndjerë gjithmonë si Barbie. Kjo ishte arsyeja se përse vendosi që përfundimisht të bëhej femër dhe të shpenzonte pafund derisa të arrinte rezultatet e pritura për të qenë një Barbie.

Për 38-vjeçarin Rodrigo Alves, dëshira për t’i ngjarë Ken-it, të dashurit të kukullës mitike Barbie u kthye një qëllim më vete. Një qëllim që kaloi çdo pritshmëri të mundshme, aq sa ai ka përfunduar në rekordet Guinness. Ai ka kryer plot 42 ndërhyrje estetike për t’i ngjarë princit të preferuar të të gjitha kohërave. Më herët lidhur me ndryshimin e gjinisë ai u shpreh dhe për dëshirën e tij më të madhe:

Çfarë dua për të ardhmen? Do të doja të bëhesha nënë dhe të kisha një fëmijë. E imagjinoj veten që tani duke u kujdesur për të voglin tim dhe duke qenë me dikë që më do.