Rajoni

Shpërthimi fuqishëm në Athinë, dyshohet rrjedhje gazi!

Athina u trondit sot në mëngjes nga një shpërthim i fuqishëm, pranë Shtyllave të Zeusit Olimpik, në fillim të bulevardit Syggrou. Mediat greke raportojnë për një të plagosur që u dërgua me urgjencë në spital. Një i moshuar, 78-vjeç mori dëmtime në gjymtyrë dhe u transportua me urgjencë për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar. Dëmet materiale janë të shumta.

Ndërsa hetimet vazhdojnë, paraprakisht dyshohet se shkaqet lidhen me një rrjedhje gazi, por ky nuk është një version përfundimtar. Shpërthimi u pasua nga një zjarr i madh, për lokalizimin e shuarjen e të cilit ndërhynë zjarrfikësit. Banorët e zonës pranë pallatit ku u evidentua shpërthimi, treguan:

Shpërthimi më shkundi nga krevati.

Më telefonuan dhe më thanë se ka ndodhur një shpërthim. Nuk e besoja se do të gjeja këtë pamje kur të vija. Jam e shokuar! Qytetarët janë të frikësuar.