Celebrities Fashion Lifestyle

“Shpresoja që babai im të mos më shihte”/Gisele Bündchen rrëfen për momentin më traumatizues të karrierës së saj!

Supermodelja braziliane Gisele Bundchen ka folur së fundmi për një nga momentet më traumatizuese të karrierës së saj, duke kujtuar se si ajo u përlot në një sfilatë të modës së Alexander McQueen në vitin 1998, kur pa veshjen tepër të ekspozuar me të cilën i duhej të modelonte në pasarelë.

41-vjeçarja, tanimë nënë e dy fëmijëve ishte vetëm 18 vjeçe kur bëri debutimin e saj në Javën e Modës në Londër në fund të viteve ’90, një përvojë që ajo tani e pranon se është një nga kujtimet më të errëta nga karriera e saj prej dekadash.

Duke folur për ‘British Vogue’, Gisele e cila është e martuar me Tom Brady u shpreh se:

Ky ishte një nga momentet më traumatizuese. Nuk kisha bërë prova, kështu që kur u paraqita në shfaqje dhe thashë: “Pra, çfarë do të vesh?”. Unë mund të thoja disa fjalë anglisht në atë kohë, por nuk i kuptoja gjysmën e gjërave, kështu që thjesht bëra sikur kuptoja. Nuk kisha asnjë ide. Dhe unë thashë: ‘A është një bluzë apo diçka tjetër?’ Jo, ishte kjo. Kështu fillova të qaja”. Grimieri tha: “Të lutem mos qaj!” Isha duke ecur gjatë gjithë kohës duke menduar: “Shpresoj që babai im të mos më shohë”.

Megjithatë, modelja këmbënguli se e ka shndërruar përvojën ‘traumatizuese’ në një mësim të mirë, duke shtuar:

Gjithçka që doja të bëja ishte të largohesha, por, e dini, është një nga ato gjëra që të bëjnë më të fortë.

Rikujtojmë se Bündchen së fundmi përmes një video të cilën e shpërndau në rrjetin e saj social Instagram ka treguar se si shpëtoi një breshkë e cila ndodhej në një rrjetë peshkimi. Ajo shfaqej e ulur pranë krijesës, duke hequr me kujdes rrjetën në të cilën kishte përfunduar breshka. Pasi e shpëtoi atë nga rrjeta, ajo e dërgon në habitatin e saj. Ajo tregon si e gjeti breshkën teksa shëtiste me qenin dhe çfarë bëri për ta ndihmuar.