Aktualitet Bota Politikë

“Shqipëria në BE është një hap i rëndësishme për vendin”- Ambasadori i Holandës: Duhet bashkëpunimi i dy palëve politikë!

Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos ka dhënë mesazhin se duhet bashkëpunim mes palëve politike në Shqipëri për të vazhduar rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.

Nga Korça, diplomati u shpreh se është shumë e rëndësishme hapja e kapitujve për integrimin e Shqipërisë në BE, duke u fokusuar kryesisht në të drejtën dhe ligjin e të drejtës.

Ambasadori u shpreh i kënaqur për rikthimin në normalitet të parlamentit, duke thënë se si opozita ashtu dhe manxhoranca janë duke punuar së bashku në Parlament, pasi reforma zgjedhore dhe e ardhmja e Shqipërisë në BE është një hap i rëndësishme për vendin.

Ambasadori i Hollandës në Shqipëri Reinout Vos  ka qënë këte fundjavë në Korçë për të marrë pjesë në mbrëmjen e poezisë holandeze në galerinë e arteve dixhitale

Deklarata per gazetaret: 

Pyetje: Shqipëria pret hapjen e negociatave në artikujt themelor, sa i rëndësishëm është ky proces?

Është shumë e rëndësishme hapja e kapitujve për integrimin e Shqipërisë në BE dhe duke u fokusuar kryesisht në të drejtën dhe ligjin e të drejtës, ne shpresojmë dhe jemi shumë optimist në rrugën e Shqipërisë në këtë drejtim.

Pyetje: Parlamenti ngriti të enjten një komision për dezinformimin nga shtetet e huaja, si e shihni këtë hap?

Është shumë herët për të folur, pasi kjo është një vendimarrje shumë e re dhe na duhet kohë për ta parë dhe për të thënë dicka mbi të.

Pyetje: Parlamenti i është kthyer normalitetit prej disa javësh, sa e rëndësishme që maxhoranca dhe opozita të punojnë bashkë për ta miratuar reformën zgjedhore?

Jam i kënaqur që si opozita ashtu dhe manxhoranca janë duke punuar së bashku në Parlament, pasi reforma zgjedhore dhe e ardhmja e Shqipërisë në BE është një hap i rëndësishm për vendin, kështu që duhet bashkëpunimi i të dy palëve.

Pyetje: Duket se politika e BE  është shumë e interesuar për normalizimin e situatës në Ballkanin Perëndimor.

Presidenti Macron brenda pak ditëve ka pasur takim si me presidentin e Serbisë ashtu edhe me kryeministrin e vendit, a mendoni se ka mesazhe të qarta për Ballkanin perëndimor nëse po për çfarë?

Është e vërtetë që BE ka interes për Ballkanin Perëndimor, por i ngelet vendeve të Ballkanit Perëndimor për të punuar fort për integrimin në Bashkimin Europian.

Jam i impresionuar që Shqipëria ka bërë në detyrat e shtëpisë dhe prezantimin që ka bërë në Bruksel vitin e shkuar, por akoma ka nevojë për punë akoma për të ardhmen Europiane.